A po shkon civilizimi drejt kolapsit?

Ngritja dhe rënia e civilizimeve mund të parashikohet me një ekuacion të thjeshtë – dhe civilizimi jonë siç duket është afër kolapsit.
Kjo thuhet sipas Peter Turchin nga Universiteti i ‘Connecticut’, i cili thotë se matematikanët mund të shpjegojnë sjelljen njerëzore shumë më saktë sesa që mund ta mendoni.

Dhe nëse llogaritjet e tij janë të sakta, bota duhet të përgatitet për vitet e trazirave politike që do të arrijnë kulmin në një pikë në shekullin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Një profesor i Ekologjisë dhe Matematikës nga Universiteti i ‘Connecticut’, Peter Turchin, ka nisur krijimin e një lënde të quajtur ‘kliodinamika’. “Kliodinamika është një disiplinë e re që trajton historinë si çdo shkencë tjetër”, thotë profesori Turchin, shkruan Daily Mail.

Ai filloi të përdorte matematikën për të parashikuar aktivitetin njerëzor nga viti 1500 para Krishtit e deri në 1500 pas Krishtit. Pastaj tre vjet më parë, duke përdorur modele të ngjashme, ai filloi të parashikonte të ardhmen.

“Modeli im tregoi se paqëndrueshmëria sociale dhe dhuna politike do të arrijnë kulmin në vitin 2020”, tha ai.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . A po shkon civilizimi drejt kolapsit? A po shkon civilizimi drejt kolapsit? Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!