Lamtumirë syzeve optike! Së shpejti pritet që të vihet në zbatim një shpikje e re tekonologjike për personat që vuajnë nga hipermetropia . Bëhet fjalë për një pajisje të vogël, në formë unaze, e cila quhet Kamra. Ajo futet në sy për 15 minuta me anestezi lokale dhe lejon përdoruesit që të lexojnë nga afër, pa patur nevojë për syze.

Një shpikje e tillë pritet të zgjidhë problemin për më shumë se një miliardë persona në të gjithë botën. Eksperimenti është kryer në disa shtete dhe është prezantuar nga okulisti Xhon Vukiç. Pajisja është në procesin e miratimit nga institucionet përgjegjëse në SHBA.

Kamra futet në kornenë e syrit, me një ndërhyrje të thjeshtë dhe është e lëvizshme, në qoftë se pacienti has ndonjë problem. Pajisja ka qenë efektive në provat klinike për 83 % të pacientëve, të cilët e kanë vënë në përdorim.

Njerëzit kanë raportuar një përmirësim të dukshëm në vizionin e afërt, duke pasur mundësi që të lexojnë edhe gazetën, të shihnin celularin pa nevojën e syzeve .

Hipermetropia është e situata e karakterizuar nga shkurtimi i boshtit ë syrit, që nga ana e saj shkakton formimin e imazhit përtej retinës.Këta individë nuk shohin qartë objektet e afërta, ndërsa vështrimi në largësi është normal.Korrigjimi i këtij problemi aktualisht vjen ndërmjet përdorimit të syzeve me thjerrëza përmbledhëse.

26 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Kamra, shpikja që korrigjon hipermetropinë Kamra, shpikja që korrigjon hipermetropinë Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!