Kërkuesit kanë zbuluar se mëndafshi mund të durojë dridhje të frekuencave të ndryshme, duke i kaluar informacion merimangave për prenë, pjesët e rrjetës që duhen riparuar, madje edhe për çiftëzime të mundshme. Kërkuesit nga Universiteti i Okfordit, Strathclyde dhe Sheffield eksperimentuan me lazer dhe plumba në rrjetat e merimangave për të kuptuar sesi vibronin. Duke përdorur kamera të shpejtësisë së madhe për të regjistruar lëvizjen e mëndafshit, ata arritën të zbulonin se merimangat mund t’i përdorin rrjetat për të përçuar mesazhe te njëra-tjetra. Ato janë në gjendje t’i dëgjojnë vibrimet në frekuenca të ndryshme.

5 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Merimangat i përdorin rrjetat për të përçuar informacion Merimangat i përdorin rrjetat për të përçuar informacion Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!