Një vrimë e zezë në qendër të galaktikës sonë po gëlltitë gjithçka përreth

Në qendër të shumicës së galaktikave ndodhet një vrimë e madhe e zezë, që ka masën miliona herë më të madhe se sa të diellit.
Këto vrima i mbajnë gjithashtu edhe galaktikat së bashku përmes gravitetit të tyre të fortë, por një vrimë e madhe e zezë në qendër të Rrugës së Qumështit është duke i ndarë në dysh yjet që janë shumë afër saj dhe po i gjuan ata larg në hapësirë.

Këta yje mund të shndërrohen në objekte mashtruese të ngjashme me planetë – dhe qindra mijëra të tillë mund të jenë duke dalë përreth galaktikës sonë, thuhet sipas një studimi, transmeton Gazeta Express.

Një grup astronomësh dhe matematikanësh në Qendrën ‘Smithsonian’ të Astrofizikës në Harvard modeluan se çfarë ndodh me yjet që i afrohen një vrime të tillë të zezë.

Në një takim vjetor të Shoqatës Astronomike Amerikane në Teksas, studenti Eden Girma prezantoi gjetjet e ekipit.

Rreth çdo 10,000 vjet, thotë studimi, një yll kalon shumë pranë afër një vrime të madhe të zezë në qendër të Rrugës së Qumështit për t’u ndarë nga forcat e baticës së objektit gjigant.

Ylli pastaj ‘shpagetifikohet’ në një lumë të gjatë të masës. Gjysma e kësaj mase thithet nga graviteti i vrimës së zezë, ndërsa gjysma tjetër shpëton.

Nën gravitetin e saj, masa e mbetur bëhet një objekt mashtrues i ngjashëm me planet.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Një vrimë e zezë në qendër të galaktikës sonë po gëlltitë gjithçka përreth Një vrimë e zezë në qendër të galaktikës sonë po gëlltitë gjithçka përreth Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!