Disa shkencëtar danez kanë zbuluar se virusi i Toxoplasmosis, që merret përmes kontaktit me jashtëqitjen e maceve, mund t’i shtyjë femrat drejt vetëvrasjes. Studimi ka përfshirë më shumë se 45 mijë femra në Danimarkë, duke zbuluar se ato që ishin prekur nga ky virus kishin 1.5% më shumë probabilitet për të kryer vetëvrasje. Infeksioni, që fshihet në qelizat e trurit dhe në muskuj pa dhënë shpesh ndonjë simptomë të veçantë, shkakton sëmundje mendore dhe çrregullime të sjelljes. Ndërkaq gratë shtatzëna mund ta transmetojnë virusin direkt te fëmijët e tyre, që nga ana tjetër nuk arrijnë të prodhojnë antitrupa deri në muajin e tretë të jetës. Por si mund të “qëndroni larg” këtij virusi? Paraziti jeton në zorrët e maceve dhe mënyra e vetme për t’u infektuar nga ai është prekja (edhe pse pa dashje) e jashtëqitjeve të tyre. Ndaj, mjafton të qëndroni sa më larg kutisë së mbeturinave të maces dhe të lani mirë duart pasi ta keni prekur kotelen tuaj. Ndërkaq shumë higjienikë duhet të tregoheni edhe në kuzhinë.

9 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Studimi: macet mund t’i infektojnë femrat me një virus i cili i shtyn drejt vetëvrasjes   Studimi: macet mund t’i infektojnë femrat me një virus i cili i shtyn drejt vetëvrasjes   Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!